Aubameyang merr vendimin e papritur, i jep lamtumirën…

19 Maj 2022
9:06
Alfred Lleshi
back button

Pierre-Emerick Aubameyang ka njoftuar vendimin për të mos e veshur më fanellën e kombëtares së tij. Sulmuesi i Barcelonës i jep fund karrierës së tij ndërkombëtare dhe e bëri këtë përmes një letre të hapur, në të cilën njoftoi zgjedhjen për të mos e përfaqësuar më Gabonin.

“Pasi kam përfaqësuar me krenari vendin tim për 13 vite, ju njoftoj se karriera ime ndërkombëtare ka marrë fund. Do të doja të falënderoja popullin gabonez dhe të gjithë ata që më mbështetën në momente të mira dhe të këqija.

Do të ruaj shumë kujtime të mira, si ai në ditën e debutimit apo ai në të cilin u ktheva nga Nigeria me ‘Topin e Artë’ të Afrikës. Ndarja e momenteve me të gjithë në kombëtare ishte diçka e paharrueshme. Falenderoj presidentin tonë, Shkëlqesinë e Tij Ali Bongo Ondimba, i cili na ka mbështetur gjithmonë dhe ka punuar gjithmonë për të siguruar që futbolli të evoluojë në vendin tonë.

Do të doja të falënderoja të gjithë trajnerët e mi, anëtarët e stafit dhe lojtarët që kam takuar në këtë rrugëtim. Në fund falenderoj babain tim që më dha dëshirën të luaj si ai, shpresoj ta kem bërë krenar duke veshur ngjyrat tona”.

Aubameyang, 32 vjeç, është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Gabonit, pasi ka shënuar 30 gola në 72 ndeshje. Që nga 1 shkurti i kaluar ai ka veshur fanellën e Barcelonës, klubi që iu bashkua pasi u lirua nga Arsenali. Me fanellën e klubit blaugrana, deri më tani ka shënuar 11 gola në 16 ndeshje të luajtura në La Liga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit