Aubameyang, pas rinovimit vjen dhe deklarata e madhe

15 Shtator 2020
22:15
Denis Hakanaj
back button

Deri para pak muajsh, aventura e Pierre-Eemerick Aubameyang tek Arsenal dukej e mbyllur.

Zërat për interesimet e Inter-it, Paris Saint-Germain-it dhe Barcelona-s kanë qenë të shumtë. Por fundi i sezonit të kaluar ka ndryshuar gjithçka.

Topçinjtë kanë fituar në fillim Kupën e Anglisë dhe më pas Superkupën e Anglisë. Tani vetë sulmuesi ka vendosur të vazhdojë me londinezët.

Pikërisht Arsenal-i ka dhënë lajmin e zgjatjes së kontratës së Aubameyang deri në vitin 2023. Lojtari ka thënë: “Dua të lë një trashëgimi. Ky është vendi të cilit i përkas”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit