Pierre-Emerick Aubameyang, sulmuesi i Arsenal-it, ka folur për faqen zyrtare të Topçinjve pas dy viteve nga zabrkimi i tij në Londër.
“Për mua do të thotë shumë të jem këtu. Kur isha i vogël, shikoja shpesh Arsenal-in në televizor sepse kishte shumë kampionë në ekip dhe sepse fitonte shumë trofe”.
“Është një nder për mua të jem këtu, jam i lumtur dhe kjo është ajo që ndiej pas dy vitesh që vesh këtë fanellë”, ka thënë Aubameyang.