Audioja e papritur që Messi dhe Antonella i dërguan prezantuesit gjatë emisionit

1 Korrik 2022
8:45
Alfred Lleshi
back button

Dario Barassi nuk pushon së mahnituri në secilin prej transmetimeve të programit të tij ” 100 argentinos dicen”. “Aventura” e fundit që bëri ishte transmetimi i urimit që i dërguan Lionel Messit dhe Antonela Roccuzzo. Dihet që drejtuesi i televizionit është një nga fansat e shumtë besnikë të yllit nga Rosario dhe ai kishte vendosur t’i dërgonte një mesazh urimi para ditëlindjes së 35-të.

Ai priti disa ditë të merrte një përgjigje nga çifti i famshëm. Këtë të martë, Barassi është ‘mburrur’ para kamerave televizive dhe ka ndarë me shikuesit mesazhet e personalizuara e të veçanta që i kanë dërguar Lionel dhe Antonella.

Audio që ia dërgoi gruas së Messit kishte këtë përmbajtje: “Anto, çfarë po bën? Epo më dëgjo mbreteresha, e di që sot është ditëlindja e Leos. M’u kujtua vetë, askush nuk ma kujtoi në program. Me produksionin po mendojmë çfarë t’ju dërgojmë si dhuratë. Çfarë të doni ju dërgojmë. Nuk e di, ndoshta ca fatura (të atyre që kishte pirë me kolegët) që janë këtu. Të kujtoj se ndodhem në Rosario!”

Deri dje nuk kishte asnjë lajm, deri në përgjigjen e çiftit, e cila u bë “virale” pasi Barassi e transmetoi në TV. Barassi i bëri të gjithë të dëgjojnë audion me zërin e nënës së Thiago, Mateo dhe Ciro Messi:

“Përshëndetje, si janë gjërat? Dëgjo, ishe pak herët, ditëlindja e Leos është më 24 qershor, e përshëndete pak herët. Ne sot arritëm në Barcelonë. Dimri mbaroi, erdhëm në verë, ndaj po përfitojmë të bëjmë disa ditë pushime këtu”.

Nga ana e tij, “La Pulga” i përgjigjet: “Gordo, e kam më 24 ditëlindjen. Edhe dhjetë ditë kanë mbetur. Nuk jemi më në Rosario, jemi në Barcelonë, arritëm sot. Një puthje e madhe për të gjithë, shihemi, mirupafshim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit