Australia i “hap dyert” Djokovic: Nuk do të padisë askënd e presim vitin tjetër

24 Janar 2022
10:25
Telesport
back button

Novak Djokovic do të jetë i pranishëm në Grand slam të Australian Open që do të zhvillohet vitin tjetër. I bindur për këtë është Craig Tiley, drejtori i këtij eventi, që ka dhënë disa detaje në lidhje me këtë çështje. Ai sqaroi se tenisti serb, ende numri 1 në botë, nuk do të hedhë askënd në gjyq.

Për këtë çështje u fol dhe do të flitet ende, por ai nuk ka ndërmend të padisë askënd. Unë mendoj se Novak do të jetë këtu dhe do të luajë vitin tjetër në Melburn. Ai është ende lojtari më i fortë në botë dhe e dashuron Australian Open”, u shpreh Craid Tiley për “ABC Australia”.

Gjithsesi, Tiley pranon se fjalën e fundit do ta thotë qeveria (Djokovic rrezikon 3 vite përjashtim nga Australia), që sipas tij ka të njëjtin mendim me të. “Ne jemi të përqendruar te turneu që po zhvillohet aktualisht, por e ardhmja është ende larg. Novak duhet të shohë përpara”, tha Tiley.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit