Australian Open drejt shtyrjes në pranverë prej Covid-19

23 Nëntor 2020
14:06
Gentian Spiri

Pas anullimit këtij viti të grand slam-it të Wimbledon dhe shtyrjen e Roand Garros në vjeshtë për sjhkak të pandemisë Covid-19 edhe turneu i parë i madh i vitit të ardhshëm, Australian Open, mund të ketë surpriza. Organizatorët e turneut që zhvillohet në Melburn të Australisë po mendojnë shtyrjen e tij për në pranverë.

Shkak i shtyrjes do të jenë rregullat anti-Covid që ka aplikuar Australia, ku të gjithë të huajt që mbërrijnë aty duhet të qëndrojnë detyrimisht 14 ditë në karantinë. Kjo e bën të pamundur zhvillimin normal të këtij turneu, që do të nisë më 18 janar, pasi duhet që tenistët të jenë aty brenda datës 1 janar dhe praktikisht të luajnë pa stërvitje.

Ndërkohë që, asnjë tenist nuk dëshiron të udhëtojë më herët në Australi, pra të jenë aty para datës 20-25 dhjetor. Ndaj, po synohet shtyrjra e këtij turneu në fundin e shkurit ose pranverë ( në mars ose prill) edhe pse në atë periudhë zhvillohen turnetë Masters të Indian Wells dhe Majemit e më pas nisin turnetë në fushat me dhè.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit