Australian Open: Halep dhe Medvedev në raundin e tretë, eliminohen Murray e Raducanu

20 Janar 2022
13:43
Telesport
back button

Janë mbyllur sot ndeshjet e raundit të dytë të grand slam të Australian Open në tenis.

Ish-numri 1 në botë për femra, Simona Halep, avancon më tej pas fitores 2-0 (6-2, 6-0) ndaj brazilianes Haddad Maia. Surprizë eliminimi i britaniës Emma Raducanu, që u mund 2-1 (6-4, 4-6, 6-3) nga malazezja Danka Kovinic.

Te meshkujt, numri 2 në botë, risi Daniil Medvedev, fitoi 3-1 (7-6, 6-4, 4-6, 6-2) ndaj australianit Nick Kyrgios. Një tjetër britanik që i tha lamtumirë turneut është ish-numri 1 në botë, Andy Murray, që u mund 3-0 nga japonezi Taro Daniel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit