Australian Open hap dyert edhe për të pavaksinuarit, por me një kusht

26 Tetor 2021
9:20
Telesport
back button

Organizatorët e grand slam të Australian Open, turneu i parë i mad hi vitit 2022 që zhvillohet në janar, duket se kanë ndërruar mendje në lidhje me vaksinimin e sportistëve. Ata do të lejojnë pjesëmarrjen edhe të tenistëve të pavaksinuar, por me një kusht.

Të gjithë të pavaksinuarit do të mbërrijnë të paktën dy javë më herët në Melburn dhe do të qëndrojnë 14 ditë në karantinë të detyrueshme. Ndërsa tenistët e vaksinuar do të kenë liri të plotë, duke u stërvitur rregullisht, pa patur nevojë të karantinohen.

Për momentin ky lajm nuk është konfirmuar ende, por një e-mail i WTA (Women Tennis Association) dërguar tenisteve femra u konfirmohet ky ndryshim i orës së fundit. ka mjaft tenistë, përfshi Novak Djokovic, që nuk janë vaksinuar dhe rrezikojnë pjesëmarrjen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit