Australian Open/ Kualifikohen Swiatek e Collins, ja gjysmëfinalet e femrave

26 Janar 2022
8:44
Telesport
back button

Janë luajtur sot në mëngjes dy ndeshjet e fundit çerekfinale të grand slam të Australian Open për femra në tenis, duke përcaktuar 4 tenistet që vijojnë garën për trofeun.

Tenistja polake Iga Swiatek fitoi sot 2-1 me përmbysje ndaj estonezes Kaia Kanepi. Kjo e fundit fitoi 6-4 setin e parë dhe iu afrua fitores edhe në setin e dytë. Por Swiatek nuk dorëzohet, duke fituar 7-6 setin e dytë në “tie break” dhe më pas 6-3 setin e tretë, duke shkuar në gjysmëfinale.

Përballë saj do të jetë tenistja amerikane Danielle Collins, numri 20 në botë. Ajo triumfoi pa shumë probleme ndaj francezes Alize Cornet me rezultatin 2-0 (7-5, 6-1). Vetëm seti i parë pati disi rivaliteti. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes australianes Ashleigh Barty dhe amerikanes Madison Keys.

Gjysmëfinale-Femra

A.Barty (Aus)-M.Keys (Usa)

D.Collins (Usa)-I.Swiatek (Pol)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit