Australian Open në kaos, edhe 2 tenistë pozitivë me koronavirus

20 Janar 2021
9:28
Telesport
back button

Pas karantinës së detyrueshme në hotel, ku qëndrojnë të mbyllur 72 tenistë, një tjetër lajm ka tronditur eventin e Australian Open, që nis më 8 shkurt. Sipas organizatorëve, 2 tenistë kanë dalë pozitivë me Covid-19 edhe pse, për fat të mirë, nuk kanë simptoma.

Ndërkohë që, një person i tretë konfirmohet pozitiv dhe mësohet se është anëtar i stafit të një tenisti. Të 3 këta persona janë në karantinë në hotelin ku janë akomoduar. Pak ditë më parë edhe një tenist ka dalë pozitiv, pas mbërritjes në Melburn.

Kemi patur disa tenistë të infektuar, me simptoma të lehta, por kemi zbatuar rregullat anti-Covid që ka vendosur qeveria dhe turneu”, tha Craig Tiley, drejtori i Australian Open.

Ndërkohë, vijojnë polemikat mes tenistëve dhe organizatorëve, në lidhje me karantinën, pasi ata nuk lejohet të dalin e stërviten. Sipas tenistëve, rregullat e vendosura nga organizatorët do të ndikojnë në rendimendin e tyre në këtë turne.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit