Autogol nga sulmuesi rekordmen, foto në krevat me një grua tjetër para dasmës

27 Maj 2022
15:02
Denis Hakanaj

Emri i Andy Carroll është shumë i njohur në futbollin anglez, por pothuajse gjithmonë… për arsyet e gabuara. Sulmuesi uellsian, aktualisht te West Bromwich, në të kaluarën ka qenë futbollisti më i shtrenjtë në botë britanik më i shtrenjtë në botë (Liverpool-i ka paguar 41 milionë euro në 2011-ën për ta marrë nga Newcastle).

Një etiketë që nuk i ka shërbyer për shumë, duke parë se eksperienca në Anfield ka qenë shumë e keqe dhe se emri i tij është sinonim me dështim nga ato anë kur flitet për merkaton.

Mes eksperiencave të tjera të paharrueshme që e kanë vënë në qendër të vëmendjes, është hera kur Carroll është prezantuar në martesën e motrës së tij me tutën e West Ham-it.

Tani ka ardhur radha e tij për t’u martuar, por martesa është në rrezik. Gjithçka për shkak të festës së beqarisë që po i hap shumë probleme lojtarit.

Siç ka bërë të ditur The Sun, si Carroll ashtu edhe gruaja e tij e ardhshme kanë organizuar festat klasike para martesës me miqtë e tyre.

Megjithatë, ajo e organizuar nga sulmuesi në Dubai po bën xhiron e rrjeteve sociale sepse në aplikacionin Snapchat janë publikuar disa fotografi të Carrolll në një krevat bashkë me menaxheren e një lokali që nuk ishte gruaja e ardhshme, ylli i realitiy show Billi Mucklow.

Një problem i madh, mbi të gjitha nëse konsiderohet se dasma është programuar të zhvillohet pas dy javësh. “Një turp, me martesën shumë afër”, ka qenë komenti i një miku të çiftit.

Tani, Carroll, si sulmuesi i mirë, ka provuar t’i shmanget akuzave. Vetë protagonistja e fotografive, që ka shpjeguar se bëhej fjalë vetëm për një shaka.

“Kemi shkaur në hotel pas ftesës, ishim unë, Andy dhe një mike e imja. Nuk kam fjetur me të, ishim të tre në dhomë”. Një shpjegim që nuk do ta ndihmojë gruan e ardhshme të qetësohet.

“Kemi pirë gjithë ditën dhe gjithë natën, ishim të gjithë të dehur, kemi shkuar në suitën e tij, kemi vënë pak muzikë, më pas ai ka shkuar në krevat dhe ka fjetur. Kam qëndruar me miken time dhe kemi bërë fotot për shaka. Nuk ka ndodhur asgjë. Një shaka që mund t’i kushtojë shumë Carroll-it tani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit