Autostradë për Teutën, asnjë pengesë nga Kastrioti

16 Dhjetor 2018
15:56
back button

Në Fushë-Krujë është zhvilluar takimi i radhës i kampionatit për javën 17. Kastrioti pritës i Teutës ka treguar edhe njëherë se e ka të vështirë të përballojë Superligën, me kontingjentin e lojtarëve që ka. Ndërkohë durrsakët kanë treguar se këtë sezon janë për titull, teksa kanë mundur me lehtësi krutanët me rezultatin 0-4, në një ndeshje në kufijtë e qesharakes, sepse dukej qartë që disa lojtarë te Kastrioti nuk po luanin futboll!

Pjesa e parë e lojës është mbyllur me rezultatin 0-1 për Teutën, që shënoni në minutën e 32-të të takimit. Ishte Sherif Kallaku, që pasi u asistua nga shokët e skuadrës në krahun e djathtë, futet në zonën kundërshtare dhe gjuan në pozicion të prirët. Topi përfundon në rrjetë ndërkohë që në stolin durrsak shpërthen festa.

Rastet kanë qenë të shumta për miqtë, që kanë shkuar disa herë në portën kundërshtare, kua Kamara dhe Latif kanë shpërdorur disa raste të shkëlqyera. Por pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 0-1, me golin e Kallakut.

Pjesa e dytë ka ritëm disi të lartë për Kastriotin, që kërkon të brazojë takimin. Disa herë futbollsitët e Nicës shkojnë në portën kundërshtare, por Hidi nuk gabon, teksa mban të pa prekur rrjetën. Por nëse nuk shënon do pësosh, ky është rregulli i futbollit. Hakaj futet në zonë dhe kroson një top që shkon te Progni. Ky i fundit gjuan me kokë dhe dërgon topin në rrjetë, duke i çuar shifrat në 0-2.

Pas këtij momenti, është radha e Latif dhe Vecaj të tundin sërish rrjetën në kohën shtesë të takimit.  Latif shënoi i pari në minutën e 90+1, ndërsa Vecaj do të gjente rrjetën në minutën e 90+3 duke i dhënë një tjetër goditje Kastriotit.

Me fitoren e sotme Teuta ngjitet në vendin e dytë në renditje përkohësisht me 32 pikë, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 10 pikë. Teuta e luan ndeshjen e fundit të fazës së dytë kundër Laçit në shtëpi, ndërsa Kastrioti kundër Kukësit.

FORMACIONET

Kastrioti: Puja, Neziri, Shehi, Stijepoviç, Shehu, Ymeraj, Okebugu, Bardhi, Herald Marku, Roxher

Trajner: Stavri Nica

Teuta: Hidi, Gjorgjevski, Shkalla, Osmani, Hakaj, Gashi, Sidibe, Progni, Kallaku, Kamara, Latif

Trajner: Bledi Shkëmbi

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit