Avancojnë bisedimet, Atletico gati të rrëmbejë yllin e Arsenalit

6 Prill 2020
14:31
back button

Atletico Madrid duket se po përgatit në fshehtësi të plotë një goditje të bujshme për merkaton e verës dhe ai është Alexandre Lacazette.

Francezi nuk është edhe aq i lumtur në “Emirates”, sidomos pas ardhjes së Artetës, i cili në shumicën e ndeshjeve nuk e ka përfshirë në formacionin titullar sulmuesin.

Gjendur në këtë situatë, Atletico ka menduar të përfitojë dhe sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, thuhet se bisedimet mes drejtuesve madrilenë dhe lojtarit janë në fazë të avancuar. Tashmë, mbetet që Arsenal të bie dakord dhe gjithçka do të konkretizohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit