Aventura në Spanjë mbyllet shpejt, Ben Arfa gati të kalojë në Serie A

7 Prill 2020
11:12
back button

Emri i Hatem Ben Arfa është lidhur shpesh për një kalim në Serie A gjatë karrierës së tij, por asnjëherë këto spekulime nuk janë konkretizuar.

Që nga janari francezi është pjesë e Valladolid, ku u prezantua nga fenomeni Ronaldo, presidenti i klubit. 33-vjeçari ka luajtur shumë pak me spanjollët, kjo dhe për shkak të situatës që po kalojmë. Pavarësisht se nuk ka patur mundësi të tregojë më të mirën e tij, mediat në Spanjë shkruajnë se Ben Arfa do të largohet në verë.

Destinacion i francezit do të jetë pikërisht Serie A, ku e pret Sampdoria. Kontrata me Valladolid skadon në verë, kështu që kalimi te Sampdoria nuk pritet të jetë problem.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit