Avioni i Manchester City shtyhet, Guardiola: “Pa problem, udhëtojmë edhe natën. Leipzig? Nuk ka lidhje me vjet…”

3 Tetor 2023
19:28
Telesport
back button

“Nuk ka asnjë problem, e rëndësishme është të fluturojmë të sigurt dhe nëse duhet të nisemi në mbrëmje do ta bëjmë këtë”. Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e nis kështu konferencën e tij për shtyp duke iu përgjigjur pyetjeve për shtyrjen e fluturimit për në Leipzig, ku do të përballet nesër me skuadrën vendase në ditën e dytë të Champions League, për shkak të motit të keq:

“Autoritetet thanë se ishte fluturim i rrezikshëm më herët, kjo është arsyeja pse ne e zgjatëm seancën stërvitore dhe kemi kohë për të pushuar para se të fluturojmë për në Gjermani.”

Më pas ka vend për precedentë me trajnerin katalanas që nuk mendon për 7-0 të sezonit të kaluar: “Në Leipzig barazuam 1-1, por nesër do të jetë një ndeshje dhe një tjetër kompeticion në të cilin duhet të kemi një ndeshje vërtet të mrekullueshme.

Sezonin e kaluar patëm një ecuri të jashtëzakonshme në shtëpi, kishim në kockat tona dëshirën për t’ia dalë dhe të përpiqeshim të arrinim sërish në finale.

Tani, megjithatë, faza e grupeve është krejtësisht ndryshe dhe përballemi me një ekip që luan me intensitet të lartë dhe ka një trajner si Rose që i bën gjërat gjithmonë mirë. Ata sulmojnë hapësirën me shumë njerëz në mes dhe prandaj duhet të jemi të kujdesshëm nëse duam të sjellim një rezultat pozitiv që do të na çonte një hap të madh përpara drejt kualifikimit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit