Avokati i Leaos shuan heshtjen dhe sqaron: “Po thoni një mal me gënjeshtra mbi Milanin…”

1 Shkurt 2023
18:18
Telesport
back button

E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon te jete ende nje mister. Portugezi ka një kontratë që skadon në vitin 2024 dhe ende nuk ka marrëveshje për rinovimin e saj duke ditur te gjitha pengesat, mes tyre supergjoben te Sporting Lisbona prej thuajse 20 mln eurosh per t’u paguar bashke me ish-klubin e tij Lille.

Dita dites rritet ankthi mes drejtuesve dhe tifozëve për një përsëritje të rasteve si ato të Donnarumma dhe Kessiè, të cilët u larguan pa asnjë kosto edhe pse kete here ka kohe dhe 1 vit e gjysme deri te skadenca.

Megjithatë, për të ardhmen e tij ka sqarime nga avokati i tij, Ted Dimvula, i cili ka publikuar një deklaratë të publikuar nga gazetari Fabrizio Romano në profilin e tij në Twitter. Më poshtë keni përmbajtjen e komunikatës për shtyp: “Ka shumë informacione të rreme dhe mashtruese për Rafael Leão, veçanërisht nga shtypi italian.”

“Ai ka vetëm një qëllim: të ndjeke shkëmbimin e përzemërt dhe profesional që kemi me drejtuesit e AC Milan në lidhje me zgjatjen e kontratës së Rafaelit. Aktualisht po punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje të kënaqshme për të gjitha palët”.

“Prioriteti i lojtarit nuk ka ndryshuar: ai dëshiron të qëndrojë në Milano dhe të vazhdojë të rritet dhe të përparojë në këtë klub dhe në këtë qytet që ai e do aq shumë. Prandaj, ne mohojmë fuqimisht çdo vullnet nga ana e Rafaelit dhe/ose shoqëruesit të tij për të ulur klauzolën e lirimit për të lehtësuar largimin e një lojtari verën e ardhshme.”

“Rafael është plotësisht i fokusuar në qëllimet e rëndësishme që do të vijnë me klubin e tij aktual dhe ai dëshiron që në këtë periudhë të vështirë, të jetë në gjendje të punojë me qetësi dhe qetësi për t’iu rikthyer fitoreve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit