AZ Alkmaar pushtohet nga koronavirusi. 13 pozitivë, por sfida me Napolin….

21 Tetor 2020
12:02
Alfred Lleshi
back button

Dy ditë para fillimit, ndeshja Napoli-AZ Alkmaar është ngjyrosur me të verdhë. Numri i të infektuarve me koronavirus brenda ekipit hollandez ka arritur në 13. Ai ka komunikuar ekzistencën e rasteve të reja pozitivë, pa zbuluar emrat e të prekurve: “Të martën pasdite, tetë infeksione të reja u zbuluan brenda grupit të lojtarëve. Në total, tani kemi 13 sportistë të infektuar. AZ ka zbatuar me kujdes procedurat në muajt e fundit. Shumica e lojtarëve nuk tregojnë asnjë simptomë”.

Sidoqoftë, ndeshja “San Paolo”, e planifikuar për të enjten, në orën 18:55, nuk duket në rrezik. Kushti i vetëm për shtyrjen e saj do të ishte ndalimi nga autoriteti shëndetësor i Campania i zbarkimit të AZ Alkmar në Napoli.

“Sipas protokollit të UEFA-s, kjo ndeshje do të luhet, përveç nëse autoritetet lokale e ndalojnë atë. AZ do të udhëtojë drejt Italisë të mërkurën me një grup prej 17 personash, që do të njoftohen të mërkurën”, – shkruhet në njoftimin e klubit hollandez.

Nga shënimi, ne gjithashtu mësojmë se nga nëntë pozitivët e zbuluar javën e kaluar, tre kanë dalë negativë në raundin e ri të tamponëve. Hollandezët, ndërkohë, po udhëtojnë për në kryeqytetin e Campania, siç kanë treguar në rrjetet sociale.

Protokolli i UEFA-s lejon një ekip të dalë në fushë nëse 13 lojtarë nga Lista A (përfshirë një portier) janë në dispozicion, por, në të njëjtën kohë, autoritetet kombëtare / lokale, duke iu referuar njërës ose të dy skuadrave në fjalë, kanë fuqinë të kërkojnë izolimin jo vetëm të pozitivëve, por edhe të të gjithë skuadrës. Këto rrethana nuk do ta lejonin AZ Alkmar të respektonte angazhimin europian.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit