Azpilicueta për shokun e skuadrës: Do të jetë shumë i rëndësishëm për ne

2 Tetor 2019
16:54
Denis Hakanaj
back button

Pas komplimenteve të marra nga tifozët, Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, ka marrë edhe ato të kapitenit të skuadrës, Cesar Azpilicueta.

Në prag të sfidës me Lille, siç ka bërë të ditur Goal, mbrojtësi spanjoll ka folur për shokun e tij të ekipit duke zbuluar disa ndryshime në krahasim me epokën e Sarri-t.

“Jorginho më ka befasuar shumë qëkur ka ardhur te ne. Natyrisht, sezonin e kaluar po bënte atë që kërkonte trajneri nga ai, të kontrollonte lojën në një mënyrë ndryshe, duke prekur shumë herë topin pa qenë i rrezikshëm”.

Më pas ka ardhur ndryshimi me Lampard: “Mendoj se në këtë sezon është përshtatur me trajnerin e ri, i cili preferon më shumë lojën vertikale, duke ndryshuar lojën me topa më të gjatë dhe duke i dhënë më shumë mundësi sulmuesve”.

Përveç stilit të lojës, Jorginho ka befasuar kapitenin e Chelsea-t edhe për seriozitetin e treguar brenda dhe jashtë fushës: “Ritmi i tij i punës është me të vërtetë befasues. E lexon lojën shumë mirë, kërkon të sulmojë dhe të rikuperojë shumë topa. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe do të jetë për gjithë sezonin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit