Babai i Djokovic: Po na kërcënojnë të vaksinohemi e të luajmë në Australian Open

29 Nëntor 2021
10:43
Telesport
back button

Psa vendimit që morën organizatorët e Australian Open, për të mos lejuar në këtë turne tenistët e pavaksinuar, prania e numrit 1 në botë për meshkuj, serbit Novak Djokovic, është në dilemë. Ai që ka folur për këtë çështje është babai i tij: “Nëse jemi të vaksinuar apo jo kjo është një e drejtë personale e çdo individi. Askush nuk na e cënon këtë të drejtë kushtetuese”, tha Srdjan Djokovic.

Organizatorët e Australian Open kanë folur hapur për djalin tim dhe mendoj se kjo gjë është absurde. Ai dëshiron të luajë, pasi është një sportiest, por në këto kushte, madje me këto kërcënime që bëhen. Djali im e di se çdo të bëjë”, tha ma tej Srdjan Djokovic. Duhet ende edhe pak kohë që të vendoset zyrtarisht lista e tenistëve pjesëmarrës në grand slam e parë të vitit 2022, që zhvillohet në janar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit