Babai i Hamilton zbulon të ardhmen e 7 herë kampionit të botës

13 Janar 2021
14:00
Gentian Spiri

Ditët kalojnë dhe Lewis Hamilton vijon të jetë pa kontratë për vitin 2021. Piloti 7 herë kampion bote ende nuk ka rinovuar me Mercedes, teksa ngërçi kryesor është rroga që do të ketë piloti britanik, shumë e lartë për makinën gjermane.

Ai që është përpjekur të hedhë sadopak dritë në këtë çështje është Anthony Hamilton, babai i pilotit, që tha: “Për aq sa unë di, Lewis do të vijojë të pilotojë. I dashuron garat dhe dashuron gjithçka që bën”.

Sot Lewis është një zë me shumë peshë në botën e këtij sporti dhe do të vijojë të garojë. Kam vetëm pak orë që kam folur me të, ndaj e di me siguri këtë gjë. Leëis nuk garon për trofe, por sepse e dashuron këtë që bën”, tha Anthony Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit