Babai i Ismajlit, akuzë të fortë Kosovës: Donin ta arrestonin në Prishtinë, i ngritën kurth

15 Shtator 2020
8:52
Alfred Lleshi
back button

Ardian Ismajli është zyrtarizuar në Serie A, duke firmosur kontratë me debutuesit e Spezia. Mirëpo, babai i tij ka hedhur akuza të rënda ndaj autoriteteve kosovare, se kanë dashur ta arrestojnë, të mos e lejojnë të fluturonte nga aeroporti i Prishtinës drejt Italisë, për të firmosur marrëveshjen me klubin e ri. Sipas tij, kjo vinte për shkak se mbrojtësi ka zgjedhur Shqipërinë për ta përfaqësuar dhe jo Kosovën, ndaj edhe i kanë thënë shko e fluturo nga aeroporti i Rinasit për në Itali. Megjithatë, në fund gjërat janë zgjidhur, por shija e keqe e veprimit dhe akuza e babait të lojtarit mbeten.

 Ja mesazhi i Ilmi Ismajlit në Facebook:
“Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe qdo sprov qe na sprovon e ka vetem per te miren ton.

Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe eshte i gjithemshirmi i gjithedijshme per te mirat qe na i dhuron.

Falenderimet e panumerta i takojn te madhit Allah qe na mbron nga kurthat e njerzve te kqij

E ne veqanti qe na ndihmoj te shkoj Ardiani per Itali te i kryej testet mjeksore nga njerz qe nuk ja dojn te miren ktij vendi nga njerz qe kishin planifikuar te ja shkatrrojn karieren fal Zoti na beri te jem gjakftoft sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tije vetem e vetem qe te mos ta lejojn flururimin nga aeroporti i Prishtines.

Kure pan qe nuk po biem ne kurthat e tyre na urdheruan qe te largohemi nga airoporti dhe te shkojm ne aeroportin e Tiranes me preteksin sepse ju luani per Shqiprin.

Zot na mbroj nga kta fanatik mbroje edhe popullin ne pergjithesi.

Ardian ty te urojm suksese dhe realizimin e endrrave qe me shum sakrific i ke kthyer ne realitet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit