Babai i Khabib në gjendje të rëndë, McGregor i dërgon një mesazh

14 Maj 2020
8:30
Telesport
back button

Prej disa ditësh, Abdulmanap Nurmagomedov, babai i Khabib Nurmagomedov, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Madje, orët e fundit ai është në gjendje kome.

Media ruse konfirmojnë se kanë qenë mjekët ata që e kanë vendosur babain e kampionit të botës në koma të drejtuar, për ta menaxhuar më mirë sëmundjen. Mësohet se Abdulmanap Nurmagomedov është me pneumoni.

Orët e fundit, Conor McGregor, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se e vlerëson shumë punën e bërë nga babai i rivalit të tij dhe se lutet për të. Një mesazh inkurajues, që ka lënë mënjanë mëritë mes tij dhe Khabib.

Lutem për shërimin e Abdulmanap Nurmagomedov. Ai është një njeri që ka nxjerrë mjaft kampionë bote, në disiplina të ndryshme të sporteve luftarake, të cilët ne nuk i dimë. Një gjeni në sportet luftarake. Jam trishtuar kur kam dëgjuar lajmin e sëmundjes së tij. Në këto momente lutem për të gjithë familjen e tij”, shkruan Conor McGregor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit