Babai i Messit dërgon mesazh, Laporta përgjigjet!

16 Maj 2022
17:44
Telesport
back button

Lionel Messi kthehet në Barcelonë pas vetëm një viti te Paris Saint-Germain? Një mision i pamundur, një ide e hedhur prej disa muajsh por që periodikisht rikthehet në krye. Protagonistët e kapitullit të ri që ka tronditur paksa opinionin e sportdashësve spanjollë ishin Jorge Messi dhe Joan Laporta, përkatësisht babai i Pulce dhe presidenti i Barcelonës.

Messi sr komentoi: “Ndoshta, një ditë…” dhe padroni i Blaugranave reagoi me një fjali shkurt “Do të doja”. Shkëmbimi i mirësjelljes apo mbajtja e marrëdhënieve të mira nuk dihet, sigurisht që mosmbyllja e nje transferimi mund të konsiderohet lajm në vetvete.

Messi e ka mbajtur shtëpinë e tij në Katalonjë duke mos e shitur dhe aty kthehet herë pas here për të kaluar disa ditë relaksi me familjen e tij, por sipas pranimit të babait në Paris “ndihet mirë”.

Nga pikëpamja sportive, nga ana tjetër, argjentinasi është rikthyer nga sezoni më i keq në karrierën e tij mes dëmtimeve dhe një harmonie me superyjet e PSG-së, e cila nuk është kompletuar kurrë plotësisht dhe ka çuar vetëm në fitoren – e dukshme – të Ligue 1.

Jane vetem 6 gola të shënuar nga Messi në 33 ndeshje me parisienët në të gjitha garat, asnjëherë kaq pak që nga 2005/06. Pavarësisht kësaj, me 35 vjet për të mbushur në korrik dhe shumë dëmtime të pësuar këtë vit, kostot e operacionit të kthimit të Lionel në shtëpi do të ishin ende të paqëndrueshme për arkat e Barcelonës.

Dhe ndoshta, për herë të parë, edhe të pajustifikueshme nga pikëpamja teknike. Por në merkato kemi mësuaar se e pakuptueshmja mund të ndodhë dhe këtë e dinë Jorge Messi dhe Joan Laporta dhe pikërisht për këtë nuk kanë dashur t’ia mbyllin plotësisht mundësinë fatit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit