Bagnaia siguron “pole” edhe në Misano, zhgënjen Quartararo, i 15-ti

23 Tetor 2021
17:09
Telesport
back button

Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia ka siguruar “pole position” sot pasdite në pistën e Misano, ku të dielën do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Italisë. Ai dha kohën 1’33”045, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, australianin Jack Miller.

Edhe në vendin e tretë një tjetër pilot Italian, Luca Marini, vëllai i Valentino Rossi, me skuadrën VR46 Avintia (përdor motor Ducati). Ai që zhgënjeu në provat e sotme është francezi i Yamaha, Fabio Quartararo, lideri i botërorit.

Francezi do ta nisë garën nga vendi i 15-të. Kjo i jep shpresë Bagnaia për të mbajtur gjallë shanset për fitimin e botërorit edhe pse ka 52 pikë më pak se Quartararo dhe me 3 gara për t’u zhvilluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit