Bagnaia triumfon në Assen e rihap botërorin pas gabimit të Quartararo, podiumi i parë për ekipin e Rossi

26 Qershor 2022
15:15
Telesport
back button

Francesco Bagnaia me Ducati u shpall fitues i garës së Çmimit të Madh të Holandës, zhvilluar sot në pistën e Assen. Suksesi i dytë sezonal për Bagnaia, që përfiton edhe nga rrëzimi i Fabio Quartararo, (Yamaha) për të rihapur botërorin e MotoGP.

Në vedin e dytë u klasifikua një tjetër italian, Marco Bezzechi me skuadrën e Valentino Rossi (Ducati Mooney VR46), rezultati më i mirë i këtij ekipi këtë sezon. Ky është podiumi i parë për këtë skuadër në MotoGP, në debutimin e tij sezonal (podiumi i parë edhe për Bazzechi në karrierë në këtë kategori).

Ndërsa i treti u klasifikua spanjolli Maverick Vinales me Aprilia, në podiumin e parë me këtë skuadër për numrin 25. Një garë për t’u harruar për kampionin e botës Fabio Quartararo, që u rrëzua në xhiron e pestë, duke mos grumbulluar asnjë pikë.

Pas kësaj gare, rihapet beteja për titullin kampion në MotoGP, me francezin e Yamaha që ka 21 pikë më shumë se Aleix Espargaro (Aprilia), sot i katërti. Këta dy pilotë janë të shkëputur nga të tjerët dhe duket se do të duelojnë të vetëm për titullin kampion këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit