Bagnaia triumfon në Jerez me Ducati dhe merr kreun e renditjes së përgjithshme

30 Prill 2023
16:17
Telesport
back button

Piloti italian Francesco Bagnaia me Ducati fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Spanjës në MotoGP, duke marrë edhe kreun e renditjes së përgjithshme. Kampioni i botës arriti të triumfojë pas parakalimit që i bëri afrikano-jugorit Brad Binder me motorin KTM, 4 xhiro nga fundi.

Dy pilotët dueluan për fitoren deri në metrat e fundit, por Bagnaia arriti ta ruajë kreun dhe të korrë fitoren e dytë sezonale. Piloti italian arriti të menaxhojë më mirë gomat dhe të përfitojë nga situata, duke e merituar fitoren. Në podium u ngjit edhe australiani Jack Miller, me KTM.

Italiani Marco Bezzecchi që kryesonte renditjen para kësaj gare nuk arriti ta përfundojë dot atë. Kjo garë u karakterizua edhe nga një aksident në fillimin e saj, ku u përfshinë tri pilotë, me portugezin Oliveira që u dëmtua. Në renditjen e përgjithshme, Bagnaia ka 22 pikë më shumë se patrioti i tij Bezzecchi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit