Bagnaia vë në resht rivalët, kampioni i botës fiton “garën sprint” në Austin

15 Prill 2023
23:07
Telesport
back button

Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi mbrëmjen e sotme “garën sprint” zhvilluar në pistën e Austin, e vlefshme për Cmimin e Madh të Amerikës në MotoGP. Kampioni i botës e dominoi garën, duke u shkëputur ndjeshëm ndaj rivalëve, që mbërritën në finish me më shumë se 2 sekonda vonesë.

Në vendin e dytë u klasifikua piloti spanjoll i Honda, Alex Rins. Ky është rezultati më i mirë i motorit japonez në dy sezonet e fundit. I treti u rendit spanjolli tjetër Jorge Martin me Ducati Pramac e më pas A.Espargaro me Aprilia e Brad Binder me KTM. Pra, katër motorë të ndryshëm në pesë vendet e para.

Një tjetër italian, Marco Bezzecchi me skuadrën Mooney VR46 Ducati, kryeson renditjen e përgjithshme të botërorit të Moto GP pas kësaj “gare sprint”. Nesër në mbrëmje do të zhvillohet gara zyrtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit