Bahrein hap dyert për tifozët, nis zyrtarisht shitja e biletave

5 Mars 2021
8:58
Telesport
back button

Bahrein, ku më 28 mars do të zhvillohet gara e parë sezonale e botërorit 2021 në Formula 1, ka vendosur të hapë dyert për tifozët. Nga sot, nis zyrtarisht shitja e biletave për fansat që duan të ndjekin nga afër garën që zhvillohet në pistën e Sakhir.

Gjithsesi, shitja e biletave do të jetë vetëm për personat që i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid ose janë shëruar nga koronavirus të paktën dy javë para datës së zhvillimit të garës. Pavarësisht këtyre kushteve, të gjithë shikuesit janë të detyruar të mbajnë maska, ndërkohë që do t’u matet edhe temperatura.

Jemi të gëzuar për lajmin e shitjes së biletave, duke u dhënë kështu sërish mundësi fansave të ndjekin nga afër spektaklin e Formula 1”, thanë organizatorët e garës. Vjet, në dy garat e zhvilluar në nëntor në këtë pistë, në tribuna ishin stafi mjekësor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit