Bajrami futet dhe shpëton Skënderbeun, Vila nuk mjafton për Teutën (Video)

21 Nëntor 2021
15:39
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja e kampionatit shqiptar të futbollit mes Teutës dhe Skënderbeut.

Kanë qenë miqtë që kanë shënuar të parët në Niko Dovana, me Mensah që ka tundur rrjetën në minutën e 20-të.

Nëntë minuta para fundit të pjesës së parë ka ardhur reagimi i vendasve, me Vilën që ka barazuar në të 36-ën. Sulmuesi i durrsakëve ka qenë protagonist edhe në fillimin e pjesës së dytë, duke përmbysur rezultatin në minutën e 48-të.

Kur  mendohej se Teuta do të merrte t ri pikët, ka qenë Bajrami, i sapo futur në lojë, që ka barazuar për Skënderbeun  në minutën e 78-të dhe ka fiksuar shifrat në 2-2.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit