BAJRAMI HERO TE SASSUOLO! Goli i parë nuk harrohet, vlen 3 pikë. Shqiptari megjithatë nuk ngopet: “Mbaj mend se javët e shkuara…” (PAMJET)

6 Mars 2023
21:54
Telesport
back button

Duhet te vinte nje ndeshje ku do te ishte shpetimtar dhe futbolli ia ka dhuruar sonte! Nedim Bajrami ishte protagonist absolut në fitoren 3-2 të Sassuolos ndaj Cremoneses, takim i vlefshëm për raundin e 25-të të Seria A. Mesfushori shqiptar e nisi sfidën në minutën e 68’, duke zënë vendin e Defrel në fushë, megjithatë ishte vendimtar në fitoren e 3 pikëve.

GOLI I BAJRAMIT – VIDEO

Ky eshte goli i pare qe shenon Bajrami me Sassuolo-n, skuader tek e cila u transferua gjate merkatos se janarit. Sfida ishte në barazimin 2-2, kur në minutën e 90+2’ pas një asisti nga Lauriente, Bajrami realizoi një goditje perlë në portë, duke shënuar golin e tij të parë me “zijeshilët” dhe njëkohësisht atë të fitores së këtij takimi.

Pas kësaj ndeshje Sassuolo shkon në kuotën e 30 pikëve në vend të 13-të, ndërsa Cremonese renditet në vend të 19-të me 12 pikë. Nedim Bajrami, fituesi i ndeshjes Sassuolo-Cremonese, foli për DAZN:

“Ishte një gol i rëndësishëm dhe një lojë e shkëlqyer për të gjithë ekipin, duhet të vazhdojmë kështu. Kur shkuam 2-0 ndoshta e ulem shume ritmin dhe ata shënuan dy gola, por ne reaguam mirë ne fund dhe aritem te fitonim sfiden.

Ishte e rëndësishme për ne. Kam humbur 2/3 herë para portës disa javë më parë. Sot hyri ne rrjete dhe unë jam shumë i lumtur. Një gol i rëndësishëm por vemendja eshte te ajo qe do te vije. Ka shumë ndeshje për të bërë.

Ndihem shumë mirë këtu. Djemtë më pritën shumë mirë. Ku mund të arrijë Sassuolo?“Mos e shikojmë renditjen, të vazhdojmë kështu” dhe te perpiqemi te bejme sa me shume pike te jete e mundur”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit