Bakaj nuk kthehet i vetëm në Bjellorusi, “tërheq” edhe sulmuesin e Teutës

10 Janar 2019
23:25
back button

Elis Bakaj prej sezonit të ardhshëm do të ketë edhe një "shqiptar" si shok skuadre tek Shakhtyor Soligorsk. Supersport raporton se klubi bjellorus ka blerë sulmuesin e Teutës Amadu Latif, i cili këtë sezon ka shënuar 9 gola, duke pasur një ecuri shumë më të mirë se sezonin e shkuar, kur 9 gola i shënoi në 36 javë.

25-vjeçari nuk është ndonjë zbulim i Teutës, sepse në vitin 2016 luajti për pak kohë te Dinamo Brest në Bjellorusi, por qëndroi pak dhe nuk u ambientua, duke vijuar karrierën në Shqipëri.

Shakhtyor Soligorsk ka mbetur i mahnitur nga rendimenti i Bakajt dhe e ka kuptuar se në Shqipëri mund të gjejë lojtarë shumë cilësorë, ndaj ka vendosur të marrë shënuesin më të mirë të Superiores për të zgjidhur hallin e vet, sepse vjet Bakaj bënte sulmuesin e avancuar nga mungesa e lojtarit gol në ekip.

Shakhtyor Soligorsk po investon fuqimisht për të arritur nivelin e Bate Borisov dhe do të derdhë në arkën e Teutës një shifër të rëndësishme, por durrsakët i kanë bërë me kohë llogaritë, sepse në ditët e ardhshme do të prezantojnë një afrim shumë cilësor në merkato.

Telesport mëson se drejtuesit e Teutës janë në bisedime me një sulmues që luan me një nga kombëtaret më të forta në Ballkan, por deri në momentin e firmës nuk do ta zbulojnë emrin, për të evituar lojërat e zakonshme të menaxherëve apo klubeve rivale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit