Bakayoko del hapur, dashuri e madhe ndaj Milanit! Por Chelsea…

6 Gusht 2020
22:15
Telesport
back button

Tiemoué Bakayoko dëshiron të kthehet në Milano dhe vazhdon të dërgojë mesazhe. E ka bërë këtë në javët e kaluara, vazhdon ta bëjë këtë edhe në këto ditë.

Francezi dëshiron të kthehet të veshë fanellën që kishte veshur në sezonin 2018-19, ku shënoi 1 gol në 42 ndeshje. Pas mbylljes së sezonit me huazim në Monako, mesfushori i datëlindjes 1994 është rikthyer te Chelsea, por është i gatshëm të paketojë përsëri valixhen e tij.

Il Milan non dimentica Bakayoko: la strategia rossonera | Mercato ...

Ai e di që në Londër nuk ka të ardhme për të, pavarësisht se kontrata skadon në vitin 2022. Lampard në mesfushë ka bërë zgjedhje të tjera, ndaj për blutë Bakayoko është vetëm një mjet për të bërë para, kështu që ata do ta shesin atë tek ekipi që ofron më shumë.

UFFICIALE: colpo Chelsea, preso Tiemoue' Bakayoko dal Monaco

STAND BY – Milani tani për tani nuk del hapur. E vlerëson gatishmërinë e Bakës për t’u rikthyer por emri i tij aktualisht nuk është në krye të listës së dëshirave, veçanërisht shifrat që Chelsea kërkon: 30 milion euro.

Në të ardhmen do të shihet. Për karakteristikat dhe personalitetin, Bakayoko do të martohej në mënyrë të përsosur me Bennacer dhe Kessie dhe e njeh mirë mjedisin kuqezi.

Nëse çmimi do të bjerë Maldini mund të vendosë ta provojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit