Bakayoko mesazh Milanit nga rrjetet sociale! Leao përfundon tmerrin e karantinës?

19 Shtator 2020
17:11
Telesport
back button

Tiemoué Bakayoko i dërgon mesazh Milanit! Mesfushori i Chelseat, që mbetet “i burgosur” nga kontrata e tij me blutë dhe vlerësimi 30 mln euro po humbet durimin!

Dëshira e vetë lojtarit dhe Milanit u përplas me kërkesat e Chelsea dhe sigurisht blerja e Tonali e ka ftohur pistën, në pritje të “sprintit” të fundit në merkato… Mesfushori, i cili postoi në Twitter dhe Instagram një foto teksa është duke parë orën, shkruan edhe “Nuk ka kohë”…

View this post on Instagram

No Time 🏎️

A post shared by Tiemoué Bakayoko 14 🇨🇮🇫🇷 (@bakayoko_official14) on

Milani duhet të nxitojë për lojtarin sepse koha po kalon dhe merkato po vjen drejt fundit, ose edhe që nuk ka kohë për të pritur më dhe ai do të shohë një skuadër tjetër mbase.

Sakaq, Rafael Leao ndryshe nga Bakayoko, ka dhënë super mesazh! Portugezi pas karantinës prej thuajse 4 javë përgatitet të kthehet në Milano te kuqezinjtë për të nisur stërvitjet dhe sezonin.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit