Bakayoko rikthehet te Milani? Vetëm nëse bën këtë veprim!

26 Maj 2020
14:04
Telesport
back button

“Kam dëshirë të kthehem aty!” Ka mjaftuar një fjali e tillë që u ka thënë miqve të tij që merkato të ndizet… Bëhet fjalë për Timoue Bakayoko, që me kuqezinjtë iu afrua vendit të katërt dhe zonës Champions për t’u kthyer më pas te Chelsea dhe huazuar te Monaco.

Calciomercato, Bakayoko può lasciare il Chelsea e tornare al ...

Francezi kushtonte 35 mln euro në atë kohë dhe Milani nuk donte të investonte ato para, aq sa e kërkoi huazim edhe për një vit tjetër duke marrë refuzim. Bakayoko tani kërkon të kthehet pasi në Itali është ndjerë mjaft mirë, por duhet të ulë pretendimet e tij te rroga.

Aktualisht fiton 6.5 mln euro dhe një pjesë të rrogës e paguan Chelsea. Nëse do të pranonte me 3 mln euro, atëherë Milani do ta përqafonte sërish.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit