Balaj: Mund të bënim diçka më shumë, shpresojmë që…

8 Qershor 2019
17:20
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj, ka analizuar humbjen e pësuar kundër Islandës në një intervistë të dhënë pas ndeshjes për RTSH e Supersport. Këto kanë qenë deklaratat e tij: 

"Mund të kishim bërë diçka më shumë në sulm. Nuk është se nuk krijuam, por me më shumë kujdes mund të kishim bërë diçka më shumë. Cikalleshi? Jemi në një moshe dhe tani kemi mundësinë të kombinojmë me njëri-tjetrin. Sot nuk shënuam, por shpresojmë te ndeshjet e ardhshme". 

"Mesfusha bëri një punë të mirë sot dhe ka sulmuar shumë, por rastet e krijuara duhet t'i kishim shfrytëzuar më mirë. Sot kemi dhënë të gjithë maksimumin, nuk mund t'i vë gishtin një reparti". 

"Pak prani në sulm? Ne patëm më shumë raste se Islanda, edhe me lojë ishim superiorë, ndaj nuk mund të ndalemi vetëm te fakti që nuk shënuam dot gol. Ne kishim detyra në sulm, por edhe në fazën mbrojtëse, ndaj u munduam shumë duke luftuar fizikisht me një ekip shumë të fortë si Islanda. 

"Cikalleshi? Njihemi prej vitesh, kemi luajtur bashkë në nivel klubi, edhe pse pak kemi luajtur në kombëtare. Sigurisht që duhet të bëjmë akoma më mirë, të mësojmë të koordinohemi dhë të gjejmë golin, por nuk mund të jetë gjithçka perfekte që në fillim, sepse ishte ndeshja e parë së bashku".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit