Bale dhe momentet e vështira në Bernabeu: Nuk e kuptoj pse e bëjnë

27 Maj 2020
23:00
Denis Hakanaj
back button

Edhe kampionët e humbasin besimin te vetja. Ndodh shpesh kur nuk ndiejnë rreth vetes besimin e duhur. Këtë e ka shpjeguar shumë mirë Gareth Bale.

Sulmuesi i Real Madrid ka kujtuar vërshëllimat e shumta që ka marrë nga tifozët e Real Madrid në Bernabeu në ndeshjet e fundit. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ai në një podcast me Erik Anders Lang:

“Vërshëllimat të bëjnë të ndihesh më keq, humb besimin. Kur humb një rast dhe të vërshëllejnë, porta bëhet më vogël. Më ka ndodhur të kisha 80.000 persona që më vërshëllenin në Bernabeu”.

“Kam pyetur veten pse ndodhte gjithë kjo. Nuk është një gjë e mirë. Herën e parë që më ka ndodhur, kam pyetur veten: ‘çfarë është kjo?’. Pse më vërshëllejnë? Pyetje e bukur”.

“Duhet të kërkojnë të më ndidhmojnë që të jap maksimumin në mënyrë që edhe tifozët të jenë të lumtur, por ndodh e kundërta. Vërshëllejnë dhe ndihesh më keq, humb sigurinë tënde dhe luan më keq, dhe më pas tifozët zemërohen akoma më shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit