Bale dhe ndeshja e çuditshme, uellsiani zbulon arsyen

23 Tetor 2020
16:36
Denis Hakanaj
back button

Gareth Bale është kthyer në fushë si titullar me fanellën e Tottenham në Europa League. Spurs kanë fituar 3-0 kundër LASK, por uellaisni nuk ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Përkundrazi.

Sulmuesi 31-vjeçar ka qenë protagonist për keq…

Në fakt, nuk ndodhte që nga 2016-ta që Bale të mos bënte një gjuajtje në kuadrat ose të krijonte një rast për shokët e skuadrës në një nd eshje si titullar.

Një e dhënë alarmuese që tregon formën jo shumë të mirë të futbollistit. Ka qenë vetë ai që e ka pranuar për BT Sport:

“E dimë rëndësinë e këtyre ndeshjeve. Duhet të them se jam akoma pak i ndryshkur, pak i ngurtë. Është si një fazë përgatitore për mua”.

“Shpresoj të mos më duhet shumë për t’u kthyer në formën më të mirë sepse më pëlqen të luaj dhe të jem në fushë për të dhënë gjithçka për këtë klub fantastik”, ka thënë Bale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit