Bale gjen ekipin e ri, pritet vetëm zyrtarizimi për transferimin e bujshëm

25 Qershor 2022
17:16
Denis Hakanaj
back button

LAFC po finalizon marrëveshjen për të nënshkruar me yllin e Real Madrid, Gareth Bale, sipas MLSsoçer.com.

Kontrata e Bale me Los Blancos skadon këtë verë dhe lojtari mund të transferohet me kosto zero. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë njëvjeçare dhe do të zgjasë deri qershorin e vitit të ardhshëm.

Bale është një nga lojtarët më të suksesshëm të brezit të tij në Europë, duke u bërë i njohur te Tottenham para se të transferohej te Real Madrid në 2013-ën.

Gjatë kohës së tij në Spanjë, ai ka fituar pesë Champions League, katër Botërore për Klube, tre La Liga dhe tre Superkupa të Spanjës.

Me më shumë se 100 grumbullime dhe 38 gola, Bale ka udhëhequr Uellsin drejt kualifikimit të parë në Kupën e Botës në një gjysmë shekulli.

Bale, i cili mbush 33 vjeç muajin e ardhshëm, ka shënuar 106 gola dhe ka dhënë 67 asiste në 258 ndeshje me Real-in. Me Tottenham-in, ai ka shënuar 72 gola dhe ka dhënë 60 asiste në 237 ndeshje.

Ky do të jetë një tjetër super goditje në merkato për LAFC, pas marrëveshjes së arritur me ish-mbrojtësin e Juventus-it, Giorgio Chiellini

Transferimet e Bale dhe Chiellini-t do të zyrtarizohen me hapjen e sesionit të dytë të merkatos së MLS më 7 korrik. Dy lojtarët do të mund ta bëjnë debutimin e tyre kundër LA Galaxy më 8 korrik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit