Bale ndez ëndrrat e tifozëve dhe falënderon Madridin për… vërshëllimat

25 Shtator 2020
15:15
Denis Hakanaj
back button

Gareth Bale ka folur për transferimin nga Real Madrid te Tottenham në një intervistë të dhënë për Sky Sports.

“Jo, nuk kam asnjë peng, absolutish. natyrisht kam qenë në situata me presion të madh. Kam patur njerëz që më kanë vërshëllyer. Por kam mësuar pikërisht nga këto situata. Kam mësuar të përballem me gjëra të tilla dhe të mos i marr shumë seriozisht”, ka thënë uellsiani në lidhje me eksperiencën te Real Madrid.

Në lidhje me kthimin te Tottenham: “Kur shkon te një klub i ri ke dëshirë të bësh mirë. Besoj se këtu ka një skuadër të madhe. kanë shkuar në finalen e Champions League, klubi ka një stadium të ri. Jam i bindur se do të bëjmë një sezon të madh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit