Bale planifikon “rënien nga kategoria”, zbulohet hipoteza e pabesueshme

21 Maj 2022
15:44
Denis Hakanaj
back button

Gareth Bale do ta vendosë të ardhmen e tij pas ndeshjeve të Uellsit, që do të thonë nëse kombëtarja do të kualifikohet ose jo në Kupën e Botës të Katarit.

Megjithatë, hipoitezat për të ardhmen e tij janë të ndryshme. Gjëja e sigurt është lamtumira nga Real Madrid në fund të sezonit. Më pas do të përcaktohet hapi pasardhës.

Është folur për Premier League ose MLS, por lajmi i pabesueshëm që ka ardhur në këto orë flet për Championship, kategoria e dytë e futbollit anglez. Duket se rruga që çon te Cardiff është një mundësi reale, me trajnerin e Uellsit që ka dhënë bekimin e tij.

Pikërisht trajneri, siç ka bërë të ditur BBC, ka thënë: “Mund të bëjmë çdo hipotezë të mundshme, por e vërteta është se do të jetë ai që do të vendosë pas ndeshjes së Uellsit në qershor”, ka shpjeguar Robert Page.

“Mendoj se hipoteza e transferimit te Cardiff-it ka kuptim dhe nuk do të ndryshonte asgjë për mua dhe për atë që mendoj për Bale. Nëse do të kualifikohemi për Katar 2022 dhe ati do të shkonte te Cardiff konfirmoj se për mua nuk do të ndryshonte asgjë dhe ai do të grumbullohet. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit