Bale pothuajse me kosto zero: LAFC duhet t’i paguajë  70 mijë euro Beckham-it për ta marrë

28 Qershor 2022
17:11
Denis Hakanaj
back button

Më në fund ka ardhur momenti i lamtumirës. Gareth Bale largohet nga Real Madrid-i pas pesë fitoreve të Champions League (disa si protagonist, e fundit jo) dhe veçanërisht pas gati dhjetë vitesh në të cilat uellsiani ishte ndër lojtarët më të paguar në botë.

Për të, hapi i radhës është MLS, duke qenë se është lajmëruar transferimi i tij nga Los Angeles FC, skuadër që ka nënshkruar një marrëveshje edhe me Giorgio Chiellini-n.

Dhe fakti që impiantet e klubit janë afër një kursi golfi sigurisht që ndihmoi në arritjen e marrëveshjes që e ka çuar atë në Kaliforni.

Tani, Bale do të jetë në gjendje të përgatitet për Kupën e Botës me Uellsin e tij dhe ndërkohë të shijojë gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë për të ofruar, jo më pak … një vend ku flitet anglisht dhe jo spanjisht që i ka krijuar kaq shumë vështirësi gjatë viteve në Madrid.

Në çdo rast, për LA FC marrja e uellsianit është një pazar i vërtetë. Ndërkohë, lojtari ka ulur rrogën… me 90% krahasuar me atë që ka marrë në Santiago Bernabeu, duke kaluar në një kontratë 1.5 milionë euro në sezon kundrejt 15 milionëve që i ka paguar Reali.

Dhe më pas, diçka për të mos u nënvlerësuar, si në rastin e Lorenzo Insigne, fakti që lojtarit i ka ardhur fundi i kontratës do të thotë se nuk kartoni i tij ka kosto zero. Apo ndoshta jo?

Para-kontratë me Inter Miami

Sipas BILD, Bale do t’i kushtojë ende diçka Los Angeles-it. Dhe megjithëse kjo është një shumë e papërfillshme, pagimi i saj sigurisht që nuk do t’i pëlqejë ekipit. Megjithatë, është më mirë ta nisim nga e para.

Klubi kalifornian do të duhet të paguajë rreth 70 mijë euro për shkak se uellsiani nuk ka respektuar një para-kontratë. Me kë? Por sigurisht … me David Beckham.

Gazeta gjermane shpjegon se Bale kishte një marrëveshje me Inter Miami, të nënshkruar kur ai ishte ende në Real, në të cilën ai u zotua të transferohej në Florida dhe të luante për ekipin e Becks.

Por, tani gjërat kanë ndryshuar dhe për këtë arsye ajo para-kontratë nuk do të respektohet, prandaj hyn në fuqi penalizimi. Asgjë e jashtëzakonshme, por në çdo rast … nuk është një operacion me kosto zero.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit