Bale “tallet” me Realin, drejtuesit acarohen keq me uellsianin

14 Korrik 2019
9:51
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi ka një problem të madh që mban emrin e Gareth Bale. Uellsiani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe drejtuesit duan ta shesin. 

Interesimi për të nuk ka qenë i lartë dhe skuadrat e interesuara nuk janë të gatshme të paguajnë shumë për 29-vjeçarin. Reali do të mbushë arkën që të tentojë ndonjë futbollist tjetër, por diçka të tillë nuk mund ta bëjë ng Bale. 

Ky i fundit e di mjaft mirë se nuk mund të marrë në asnjë vend tjetër pagën që merr në Bernabeu dhe ka qenë mjaft i qartë me klubin: Dua të respektoj kontratën deri në fund! Lufta e ftohtë ka nisur… 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit