Bale vazhdon me gjestet e tij provokuese, kë po sheh me “dylbi” nga pankina?!

14 Korrik 2020
9:37
Alfred Lleshi
back button

Gareth Bale po luan me imazhe disi të pazakonta në pankinë, në ndeshjet e fundit të Real Madridit. Futbollisti uellsian ka zgjedhur të reagojë me humor për mungesën e minutave aktivizim. Nëse ndaj Alavés u fotografua me maskë në krejt fytyrën, ndoshta duke marrë një sy gjumë në stol, teksa shokët e tij të skuadrës po luanin, kundër Granada ai ka përdorur një truk tjetër. Ka rrotulluar një letër higjienike dhe me dorën e tij ka simuluar… shikimin me dylbi.

Ndërkohë, atij i mungon ende besimi i Zinedine Zidane për ta aktivizuar. Që nga 24 qershori, uellsiani nuk ka luajtur asnjë minutë. Ai startoi kundër Mallorca, edhe pse u zëvendësua në minutën e 71-të. As rotacionet e nevojshme për shkak të çlodhjes së lojtarëve nuk ka vlejtur për Gareth. Trajneri francez nuk po i jep asnjë mundësi. Ai nuk luajti as kundër Valencias dhe Real Sociedad. Zëvendësues ishte kundër Eibar, duke luajtur 29 minuta në pjesën e dytë. Me të ardhmen e tij në ajër, futbollisti (ka një kontratë deri në vitin 2022) nuk e përjashton qëndrimin në ekip, duke marrë rrogën e majme. Në fushë, Bale ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 20 ndeshjet e luajtura në këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit