Ballack: Nuk jam penduar që refuzova United

30 Maj 2020
18:30
Denis Hakanaj
back button

Ish-mesfushori i Chelsea-t dhe Bayern Munich, Michael Ballack, ka shpjeguar arsyen pse ka refuzuar Manchester United.

Ballack ka thënë se nuk është penduar për vendimin që ka marrë.

“Manchester United ishte pak më mirë se ne në tre vitet e mi të parë, veçanërisht kur fitoi Champions League”, ka thënë gjermani për Sky Sports.

“Ishte një ndeshje e luftuar dhe pati një moment fatkeq kur John Terry rrëshqiti në momentin e penalltisë”.

“Por ky është futbolli dhe nuk është diçka që mund ta shpjegosh më mbrapa”.

“Nuk jam penduar që kam zgjedhur Chelsea para Manchester United, sepse donim të fitonim kampionatin dhe ia kemi dalë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit