Ballkani e Gjilani nuk gabojnë, presioni për Dritën

4 Korrik 2020
19:00
Eraldo Harlicaj
back button

Ballkani dhe Gjilani kanë fituar ndeshjet e tyre respektive në transfertë duke ndjekur hap pas hapi Dritën. Ekipi suharekas mposhti Dukagjinin me rezultatin 1-5 duke patur gjithçka të thjeshtë. Djemtë e Ismet Munishit nuk e vunë në asnjë moment në dyshim fitoren.

Tripleta e Blend Baftiut dhe rrjeta e Krasniqit e Maganit i dhanë një shuplakë të fortë vendasve. Dukagjini u kundërpërgjigj vetëm me golin e Elezajt që shërbeu vetëm për statistikë.

Gjilani ka fituar një ndeshje të vështirë ndaj Feronikelit në transfertë. Skuadra e Gentjan Mezanit fitoi me rezultatin 0-2 me dy gola që u shënuan nga ish-lojtarë të Superiores. Sebino Plaku dhe Useini mjaftuan për 3 pikë të arta. Renditja mbetet e ngjeshur me Dritën në vend të parë, 1 pikë larg Prishtinës, 2 larg Ballkanit dhe 3 pikë larg Gjilanit, por me një ndeshje më pak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit