Ballkani përfiton nga ndalesa e Dritës, bien zyrtarisht 3 ekipe në Kosovë

13 Korrik 2020
19:44
Eraldo Harlicaj

Superliga e Kosovës mbylli javën e 30 me disa verdikte të rëndësishme, pasi janë konfirmuar 3 ekipet që sezonin e ri do ta nisin nga Kategoria e Parë. Dukagjini, Vushtrria dhe Ferizaj nuk ja kanë dalë të mbijetojnë me dy ekipet e para që rikthehen në të parën pas një viti, ndërsa problemet ekonomike të Ferizajt kanë bërë që të bien në një ligë më poshtë.

Ballkani ka përfituar nga ndalesa e Dritës me Prishtinën, pasi ka fituar 0-1 në transfertë kundër Feronikelit. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 33′ nga Blend Baftiu. Një gol që vlen 3 pikë dhe u jep vendin e dytë të besuarve të Ismet Munishit.

Llapi fitoi 1-0 kundër Flamurtarit në shtëpi. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Selmani në minutën e 59′. Dukagjini dhe Vushtrria bien me “nder” nga Superliga, pasi të parët mposhtën Trepçen ’89 me rezultatin 3-2, ndërsa të dytët mposhtë Ferizajn me rezultatin 1-0.

Rezultatet e javës së 30

Vushtrria – Ferizaj  1-0
Fazliu 22’

Feronikeli – Ballkani  0-1
Baftiu 33’

Dukagjini – Trepça  3-2
Shala 11’, Avdyli (ag) 45’, Kamara 73’ / Jashari 2’, Avdyli 12’

Llapi – Flamurtari  1-0
Selmani 59

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit