Mario Balotelli, gati për aventurën e radhës

18 Maj 2019
18:56
Telesport
back button

Sulmuesi italian Mario Balotelli do të largohet nga skuadra e Olimpik Marsejë në fund të këtij sezoni. Paraqitja e tij në ndeshjet e fundit ka lënë shumë për të dëshiruar, ndaj skuadra franceze nuk ka ndërmend t’i rinovojë kontratën 28-vjeçarit.

Skuadra e Marsejë nuk arriti të kualifikohet as në Champions League dhe as në Europa League sezonin tjetër, ndaj nuk do të mbajë sulmuesin italian, që erdhi në janar. Sipas “Global TV”, e ardhmja e Balotelli mund të jetë Turqia.

Drejtori sportiv i skuadrës turke të Fenerbahce, Comolli, ka patur një takim me Mino Raiola, menaxherin e lojtarit, për të diskutuar për një transferim të mundshëm të Balotellit në Turqi. Bëhet fjalë për një kontratë 1-vjeçare, por ende nuk ka asgjë konkrete apo firma në kontratë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit