Balotelli e ka zgjedhur të ardhmen, do të luajë në Champions

4 Gusht 2020
17:58
Denis Hakanaj
back button

Sezoni i Mario Balotelli-t te Brescia nuk ka shkuar ashti siç shpresonin tifozët.

Sulmuesi ka qenë i detyruar të shlyejë një skualifikim prej 4 ndeshjesh në fillimin e sezonit dhe nuk ka bindur pas kthimit në fushë.

29-vjeçari, në fakt, nuk arritur ta mbyllë sezonin me klubin pas mosmarrëveshjeve me presidentin Cellino.

Për këtë arsye menaxheri i tij Mino Raiola është vënë në lëvizje për t’i gjetur një skuadër të re sulmuesit që ka refuzuar disa oferta nga Brazili.

Pretendentja numër një për Balotelli-n tani vjen nga Rumania dhe bëhet fjalë për kampionët në fuqi të Cluj.

Sipas Gazeta Sporturilor, negociatat mes palëve janë në një pikë të mirë dhe marrëveshja është një hap larg. Kampionët e Rumanisë do të marrin pjesë në fazën paraeliminatore të Champions League.

Një mundësi e artë për Balotelli-n për të marrë revanshin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit