Balotelli gjen ekip, të mërkurën vizitat mjekësore

22 Janar 2019
19:59
back button

Balotelli është shumë pranë Olympique Marseille. Pas hapave të bëra gjatë ditëve të fundit, tani vjen goditja vendimtare. 

Marrëveshja me Nice është pranë finalizimit, me sulmuesin italian që do të jetë në Marsejë të mërkurën paradite për të kryer vizitat mjekësore. 

Orët e fundit Balotelli u përfol për një kalim te Sassuolo, që po kërkon një zëvendësues të Boateng i cili shkoi te Barcelona, por klubi italian ka vendosur të mos e kryejë këtë operacion. 

Një lajm i mirë për OM, që tani është vetëm një hap larg SuperMario-s. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit