“Balotelli jeton mbi rregullat, ose me rregullat e tij”

1 Qershor 2020
9:39
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i Brescia, Massimo Cellino, duket qartë se e ka humbur durimin me sulmuesin e vet, Mario Balotelli. Ky i fundit e ka lënduar, madje, me sjelljen e tij, duke dalë si gjithmonë mbi rregullat e skuadrës, të klubit etj: “Unë e humba bastin “Balotelli”, për fat të keq. Provova, ia dhashë mundësinë, por Mario bëri gjënë tjetër. Brescia, kthimi në ekipin kombëtar, Europiani, shtëpia, nëna, vëllezërit, miqtë…, mendova se kushtet ishin të gjitha.

Mario jeton mbi rregullat, ose me rregullat e tij. Ju i thoni atij një gjë, Mario bën diçka tjetër. Raiola herë pas here më kërkon që t’i jap një dorë për të parë nëse mund ta gjejë një ekip tjetër, por tashmë kam problemet e mia. Ekipi vetë është në distancë nga ai tani. Ne nuk po flasim për një fëmijë, Mario është rreth 30 vjeç”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit